Mediat spanjolle: Messi ka telefonuar Guardiolën javën e kaluar!
Pas përhapjes së lajmit të largimit të Leo Messit nga Barcelona, të shumta kanë qenë lajmet që e kanë lidhur me një të ardhme të mundshme te Manchester City. Klubi anglez është një ndër të paktat që ka potencialin ekonomik për të pasur në ekip argjentinasin, i cili mund të ribashkohet edhe me Guardiolën.
Strategu spanjoll e ka ndihmuar shumë për të qenë në formën e tij më të mirë gjatë periudhës kur ishte pjesë e katalanasve. Catalunya Ràdio ka zbuluar se javën e kaluar, Leo Messi ka telefonuar Guardiolën për ta informuar për situatën, dyshimet e tij dhe për t’u konsultuar në lidhje me një transferim të mundshëm te City.
Pep Guardiola i ka të gjitha mundësitë financiare nga klubi anglez, që i ka vendosur në dispozicion 300 milionë euro në merkato. /R.Lika-Koha Jone/