Mediet angleze: Premier League mund të ndërpritet

Virusi kinez ka bërë që në Itali shumë ndeshje të luhen pa tifozë por duket se në Mbretërinë e Bashkuar janë gati që të marrin një masë edhe më drastike.

Sipas “The Telegraph” dhe “Times”, qeveria britanike po monitoron shtimin e rasteve me koronavirus dhe nëse ky shtim do të vijojë me ritme të larta, javët e ardhshme do të merret vendimi për ndërprerjen e eventeve sportive.

Në rast ndërprerjeje, klubet duhet të arrijnë një marrëveshje për fatin e kampionatit, pasi vetë Premier League nuk ka asnjë nen në rregullore për rastin e ndërprerjes së kompeticionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shtypit britanik, mund të ndodhë edhe që Liverpool, që e ka në xhep titullin tashmë, të mbesë pa kampionatin aq shumë të dëshiruar dhe gjithçka që është bërë deri në këtë pikë, të mos ketë asnjë vlerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?