Medon Berisha mesazh prekës pas dëmtimit: Moment i vështirë, jam i shkatërruar!

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, është detyruar të mbyllë para kohe sezonin me Lecce, pas një dëmtimi të ri që i ka ndërprerë momentin më të mirë të karrierës së tij në Serie A.

Berisha po kalonte një formë të shkëlqyer, duke u shpallur tre herë radhazi lojtari më i mirë i Lecce-s, por në muajin dhjetor pësoi një dëmtim në kofshë që e la jashtë fushave për disa javë. Fillimisht, rikuperimi i tij u menaxhua me kujdes nga stafi mjekësor i klubit dhe pritej që mesfushori të rikthehej brenda dy muajsh.

Megjithatë, pikërisht në momentin kur rikthimi i tij dukej i afërt, klubi italian befasoi me një njoftim zyrtar, duke bërë të ditur se lojtari kishte pësuar një tjetër dëmtim gjatë një seance të personalizuar stërvitore. Bëhet fjalë për një problem serioz në muskulin e brendshëm të kofshës së djathtë, që e detyron atë të ndalet sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zhvillim i pafat i jep fund sezonit të Berishës, duke përbërë një goditje të rëndë si për Lecce-n, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve vendimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë lojtari ka reaguar në rrjetet sociale, ku nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë situatë:“Moment shumë i vështirë. Për fat të keq, një tjetër dëmtim më detyron të ndalem pikërisht tani. Jam i shkatërruar, por do të jap gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?