Medon Berisha pëlqehet nga skuadra e Lazios
Talenti shqiptar i Lecces, Medon Berisha ka përfunduar së fundmi në listën e dëshirave të Lazios. Klubi kryeqytetas po ndjek me interes situatën e mesfushorit dhe mund të bëjë ndonjë ofertë, për ta afruar në këtë mënyrë në skuadër.
Lacialët kanë probleme në repartin e mesit të fushës, aty ku pikërisht duan të investojnë. 21-vjeçari shqiptar, duhet thënë që nuk është në formën më të mirë të mundshme, për shkak dëmtimi.
Në këtë sezon, Medon Berisha ka luajtur 6 ndeshje me Leccen në kampionat. Futbollisti numëron 3 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë.