Medon Berisha vijon stërvitjen e diferencuar në prag të sfidës me Interin

Lecce vijon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës pasdite në stadiumin Via del Mare, ku verdhekuqtë do të përballen me kryesuesit e Serie A, Inter.

Në seancën stërvitore të mëngjesit, të zhvilluar në qendrën sportive të Martignanos, mungoi sërish i Francesco Camarda, ndërsa mesfushori Medon Berisha vijoi programin e diferencuar.

Për sfidën ndaj skuadrës së drejtuar nga Cristian Chivu, trajneri Eusebio Di Francesco do të ketë sërish në dispozicion sulmuesin e krahut Lameck Banda, i cili rikthehet pas pezullimit një-javor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni pritet të mbetet pothuajse i pandryshuar nga ai që fitoi të hënën në transfertë ndaj Cagliarit. Në repartin ofensiv vazhdon balotazhi mes Nikola Stulic dhe Walid Cheddira, me sulmuesin serb që ka gjasa të nisë nga minuta e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?