Megi Doçi: Ngjarje e rëndë ndaj Dukës, e falënderoj për mbështetjen ndaj futbollit të femrave!
Futbollistja e njohur, Megi Doçi ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke shprehur mbështetjen ndaj kreut aktual të FSHF-së, Armand Duka, pas ngjarjes ku shtëpia e tij u sulmua me eksploziv.
“Një shpërthim tritoli në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka tronditur të gjithë botën e futbollit shqiptar dhe atë ndërkombëtar. I shpreh Presidentit Duka dhe familjes së tij, solidaritetin tim të plotë në lidhje këtë ngjarje të rëndë dhe të shëmtuar.
Gjithashtu, meqë shoh se ditët e fundit politika po “fut” duart shumë në futboll, dua të falënderoj publikisht Presidentin e FSHF-së për mbështetjen e madhe që po i jep futbollit të femrave, futbollit tonë të bukur, që po zhvillohet normalisht, ashtu sikurse në çdo shtet tjetër europian. Sot, çdo vajzë mund të luajë futboll! Kjo është kënaqësia jonë më e madhe, jo politika!”, shkruan Doçi
KOHA JONË SONDAZH

