88 gola në një sezon, Megi Doçi merr “Këpucën e Artë” (VIDEO)

Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ceremonia e dorëzimit të Këpucës së Artë për futbollin e femrave të sezonit 2019-2020. Në këtë ceremoni ku është vlerësuar Megi Doçi për 88 golat e shënuar me fanellën e Vllaznisë. Sulmuesja e Vllanzisë dhe ekipin kombëtar falënderoi Federatën dhe Presidentin Duka për vëmendjen e treguar ndaj futbollit të femrave.

“Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e gëzuar për vetë faktin se kam punuar shumë në mënyrë individuale por edhe me ekipin. Merita është e shoqeve të skuadrës të cilat duhet ti falënderoj shumë, por edhe stafin teknik të Vllaznisë për mbështetjen që më kanë dhënë. Në skuadër bëhet një punë e madhe për të arritur që unë të shënoj. Champions League në prag? Skuadra është në rindërtim e sipër sepse drejtuesit po punojnë për të gjetur lojtare që të përforcojnë ekipin për mungesat që kemi evidentuar.

Mendoj se është duke u bërë një punë shumë e mirë sepse ekipi brenda dy ditësh do të grumbullohet në Shkodër për fazën përgatitore. Do të presim shortin dhe do të shohim. Objektivat e mi për të ardhmen janë të mëdha, duke ditur që unë kam arritur të fitoj gjithçka në Shqipëri, kupa, kampionate, Topin e Artë dhe titullin e golashënueses më të mirë. Do të punoj shumë për të arritur përsëri këto suksese por diçka konkrete në mendjen time përveç punës nuk ka”, përfundoi Doçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?