Mehmeti: Kemi bonus emocional, derbi është i paparashikueshëm!
Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti mendon se skuadra e tij shkon me moralin e lart në derbin ndaj Tiranës. Në konferencën para super duelit, ai theksoi se do të ishte gabim nëse lojtarët e tij mendojnë ende për fitoren ndaj Kukësit.
“Është një ndjesi e veçantë sidomos kur prezanton një skuadër si Partizani dhe një derbi që i dihen vlerat. Kemi shumë elementë që e kanë provuar dhe kanë fituar shpesh një derbi. Më shumë kam folur me elementët që nuk e kanë provuar derbin. Jam munduar që skuadra të jetë në ekuilibër në aspektin dhe ta interpretojmë si duhet.
Megjithatë, derbi është i paparashikueshëm dhe shpresojmë që jo vetëm spektakli, por të na ndihmoj edhe fusha për ritmin e duhur. Do të më pëlqente më shumë të kisha më shumë kohë për të përgatitur derbi pasi dy ditë nuk është kohë e mjaftueshme.
Kemi një bonus emocional nga entuziazmi i ndeshjes së fundit, por lojtarët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi derbi është një ndeshje tjetër. Duhet të jemi në ekuilibër dhe nuk duhet të menaxhohemi nga euforia, por nga logjika dhe mënyra si duhet ta interpretojmë lojën.
Dihet që të kesh kaq shumë ndeshje të ngjeshura, pasi kemi pasur gjatë gjithë këtij muaji, çdo 4-5 ditë ndeshje, mendoj se rritmi do të çedojë. Pjesa e Covidit na ka dhënë mundësinë të kemi pesë ndërrime, aty kemi disi mundësi që të ndikojmë në pjesën e rifreskimit në aspektin fizik.
Jam përpjekur t’i mbaj në ekuilibër dhe ta harrojmë shumë shpejtë ndeshjen me Kukësin. Lojtarët e mi duhet të mendojnë për derbin. Jemi në të tashmen dhe duhet të mendojmë për derbin. Do të bëjmë gabim po menduam për fitoren me Kukësin”, deklaroi Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

