Mehmeti: Kemi punuar për finalizimin, në derbin ndaj Dinamos duam vetëm fitoren

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti para ndeshjes me Dinamon ka dalë para mediave dhe ka folur për këtë sfidë dhe atë të fundit me Vllazninë. Fillimisht ai komentoi problemet në gjetjen e golit.

“Kemi punuar me finalizimin. Duke pasur natyrën e sulmuesve, kërkojnë ta zgjidhin në mënyrë individuale gjithçka, sidomos në 20 metrat e fundit të fushës. Duhet qetësi, jo se janë individualistë dhe nuk punojnë si skuadër, por ngaqë duan ta zgjidhin shpejt çështjen e golit nxitohen.

Fitorja vjen e në minutën e 92-të, siç mund ta merrnim me situatën e Carës, po të ishte më i qetë dhe i përgatitur. Është djalë i ri dhe e humbi. Bëri më të vështirën kur realizoi golin, por nuk shënoi në rast më të lehtë. Gjithsesi ky është futbolli, ndaj është i bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë ndeshjet po e tregojnë që nuk futesh dot favorit. Edhe Tirana humbi ndaj vendit të fundit në renditje, ne kemi barazuar me ta. Ka shkallë vështirësie. Patjetër që çdo ndeshje ka vështirësi, varet nga interpretimi i lojtarëve të të dyja skuadrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk jam trajner që shikoj statistikat. Çdo gjë e shkuar e shkuar nuk ka më vlerë, duhet të fokusohemi te e tashmja. Do jetë histori tjetër nesër, pasi të dyja skuadrat kanë objektivat e tyre. Duhet të jemi të fokusuar te objektivi ynë, të mos shohim kë kemi përballë. Dinamon apo ekip tjetër, Ata nuk kanë marrë rezultatet.

Në të tilla situata kundërshtari mund të gjejë më tepër forca, por ne detyrim e kemi fitoren sepse çdo javë duam të marrim tre pikët. Ky është mentaliteti ynë dhe i lojtarëve, pasi duhet të respektojmë fanellën që përfaqësojmë. Këtë duhet ta bëjmë me lojë të mire e duke dominuar kundërshtarin”, deklaroi strategu i Partizanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?