Mehmeti: Krenar që do luaj për Shqipërinë, duam fitore ndaj Andorrës!

Anis Mehmeti, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet jashtë vendit, me skuadrën e Wycombe në Angli, u shfaq sot në krah të Ismailgecit në konferencën për shtyp nga komplekti Tropikal, ku Shqipëria U21 është e grumbulluar.

Ai nuk e fshehu kënaqësinë e të qenit pjesë e Shpresave kuqezi dhe zbuloi rolin e tij të preferuar në fushë, teksa tha se shpreson që sa më shpejt të bëhet titullar i padiskutueshëm i Wycombes.

Ftesa nga Kombëtarja – “Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës”.

Pozicioni në fushë – “Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori”.

Objektivi personal – “Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam konsultuar dhe për tani është Wycombe”.

SHKARKO APP