Mehmeti: Skuadra nuk ka shumë freski, por jemi në garë për Europën
Kategoria Superiore nesër do të nisë fazën e katërt dhe të fundit. Në duelet e javës së 28-të, spikat ndeshja Partizani-Teuta. Edhe pse kanë filluar stërvitjet në kompleksin e ri, Të Kuqtë do të luajë sërish në “Elbasan Arena” Në një konferencë për shtyp për mediat, tekniku i kryeqytetasve Dritan Mehmeti ka folur për gjendjen dhe objektivat e skuadrës, si dhe për kundërshtarin e radhës.
“Teuta është kampione në fuqi, pavarësisht se kanë patur oshilacione, nesër do të jetë një histori tjetër. Skuadra duhet të jetë e përgatitur që do të jetë një histori tjetër nesër dhe duhet të tregohemi profesionist për të marrë maksimumin.
Për ekipet e kreut është problemi i tyre si i motivojnë lojtarët, por ne jemi në garë për Europën. Mendoj që Partizani nuk bënë pjesë te skuadrat që i mungon motivimi pasi nuk kemi arritur asgjë. Jemi në garë në të dyja kompeticionet. Skuadra nuk ka shumë freski dhe duket sikur nuk ka motivim, por kemi kalendar të ngjeshur dhe kjo ka ndikuar te gjendja fizike e lojtarëve.
Luftojnë si në kampionat ashtu edhe në Kupë. Kupa është rruga më shkurtër edhe pse ka më shumë tension, por do të luftojmë edhe në kampionat pasi ka 27 pikë në lojë dhe mund të arrijmë Europën nga kampionati. Të gjitha skuadrat vuajnë shumë për stadiume dhe mendoj se ka humbur miti i skuadrës vendase. Mund ta kesh më të lehtë kur luan në transfertë.
Kompleksi? Ka qenë një ditë historike për Partizanin pasi jemi kthyer në shtëpi dhe kjo për meritë të presidentit tonë pasi është një investim privat. Shpresoj të jetë një ogur i mirë për rezultatet në vazhdim.
Golat e shënuar? Statistikat tregojnë që skuadra është në përmirësim e sipër. Ajo që më shqetëson më shumë është mbrojtja që kemi pësuar gola. Jemi përpjekur të përmirësojmë shënimin e golave pasi shkojmë shumë herë para portës dhe nuk jemi shumë të qetë. Duhet të jemi më konkret dhe cinik para portës.
Agresiviteti? Për këtë pjesë, jam mundur që në momentin që kam ardhur. Skuadra ka treguar rritje, por duhet të kemi parasysh edhe elementet që ka Partizani. Agresiviteti vjen gradualisht pasi është e vështirë kur skuadra pëson shumë ndryshime gjatë sezonit. Jam mundur që në shumë ndeshje ta interpretojmë mirë dhe kjo ngelet për t’u parë në ndeshjet në vazhdim”, tha Dritan Mehmeti.
KOHA JONË SONDAZH

