Mehmeti: Tirana ka pika të dobëta, titullin mund ta marrë dhe në sfida të tjera
Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti e ka cilësuar si një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat e klubit “të kuq” derbin e radhës ndaj Tiranës. Duke folur në konferencën për mediet në prag të supersfidës, që do të luhet këtë të shtunë në orën 19:45, trajneri i Partizanit theksoi se Tirana ka pika të dobëta, të cilat sipas Mehmetit mund të goditen.
“Kur bëhet fjalë për derbin është diçka e veçantë është një histori tjetër. Pavarësisht objektivave që kanë të dyja klubet është një derbi dhe ne nuk mund ta menaxhojmë objektivin që ata kanë fitimin e titullit ndërsa ne arritjen e objektivit minimal që të mbërrijmë në Kupat e Europës.
E rëndësishme është që të interpretojmë ashtu si duhet derbin dhe shpresoj që të arrijmë të tregojmë atë që kemi bërë kohët e fundit sepse skuadra është paraqitur sesi stërvitet dhe ashtu siç lojtarët kanë karakterin.
Tirana ka kualitetet e saj, siç mund të ketë pikat e forta ka edhe pika të dobëta. Siç edhe ne kemi elementë shumë cilësorë që mund t’i godasim. Ne marrim maksimumin, stërvitemi pavarësisht kundërshtarit.
Derbi është derbi dhe detyrat taktike kalojnë përtej. Këtu kemi lojtarë kampionë, por kemi dhe lojtarë që nuk e kanë provuar derbin dhe është një miks i tillë në aspektin psikologjik, shpresojmë të fitojmë nesër.
Unë nuk merrem se çfarë mendon Tirana dhe kur ata duhet të shpallen kampionë. Tirana ka ndeshje të tjera për të dalë kampion”, tha Mehmeti.
KOHA JONË SONDAZH

