Meksika shton sigurinë në prag të Kupës së Botës 2026
Autoritetet meksikane kanë nisur përgatitjet intensive për garantimin e sigurisë gjatë Kupës së Botës 2026. Ministri i Sigurisë së Meksikës, Omar García Harfuch, drejtoi një takim me përfaqësues të FIFA për të diskutuar masat mbrojtëse që do të zbatohen gjatë turneut.
Takimi u zhvillua me kërkesë të presidentes së vendit, Claudia Sheinbaum, dhe në të morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë federale, përfaqësues të ushtrisë si dhe autoritetet e tre shteteve që do të presin ndeshjet: Mexico City, Jalisco dhe Nuevo Leon.
Sipas ministrit Harfuch, gjatë takimit u analizuan protokollet e hetimit, parandalimit dhe operacioneve në terren që do të zbatohen gjatë këtij eventit ndërkombëtar. Autoritetet theksuan se bashkëpunimi mes niveleve të ndryshme të qeverisjes synon të garantojë siguri maksimale në zonat ku do të zhvillohen ndeshjet.
Qeveria meksikane siguroi opinionin publik se siguria e banorëve dhe e mijëra tifozëve që pritet të mbërrijnë në vend do të jetë plotësisht e garantuar gjatë gjithë turneut.
KOHA JONË SONDAZH

