Mëllugja largohet nga Egnatia, kërkohet nga Erzeni dhe Dinamo

Donald Mëllugja nuk do të jetë më pjesë e Egnatias. Ky divorc kishte kohë që diskutohej mes dy palëve derisa largimi u bë zyrtar nga vetë futbollisti, që me anë të një postimi njoftoi se nuk është më pjesë e kryesuesve të Superligës.

Mesfushori pritet të jetë përforcimi më i ri i Erzenit, po në Superligë ndonëse oferta ka dhe nga Dinamo. Mungesa e hapësirave si titullar ka bërë që Mëllugja të mos e mendojë dy herë largimin ndonëse kontratën me Egnatian e kishte deri verën e vitit 2025.

Në të kaluarën, Mellugja është aktivizuar me Ilirinë, Besën, Bylisin, Partizanin dhe Kastriotin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?