Mema: Duhet të djersitim shumë në Ballsh, më mbajnë në punë rezultatet

Ardian Mema është i bindur se për të qëndruar në stolin e Tiranës, por do t’i duhet që të garantojë në vazhdimësi rezultate. Në konferencën për shtyp, ai pranon se periudha e krizës në klub ka ikur disi pas sfidës me Laçin.

 

“Prova ime ishte e vjetshmja, jo kjo e këtij viti. Të jemi realistë, t’i vendosim gjerat ku duhet e si janë. Mua më mbajnë në punë e vazhdimësi vetëm rezultat e asgjë tjetër”, tha Mema duke argumentuar se për të më shumë rëndësi kishte pasur ai test i kaluar me sukses për mbijetesën e Tiranës e jo ky aktual ku synohet titulli.

“Ndeshje e vështirë shumë, është ekip që jo vetëm Tiranës por të gjithëve do t’u sjellë probleme. Ne do të shkojmë në Ballsh për të sjellë më të mirën tonë, për të marrë rezultate pozitive, por me Bylisin do të duhet shumë punë dhe shumë djersë për ta arritur. Ne duhet të japim çdo gjë që ta fitojmë atë ndeshje

Cilësia e motivimi të bëjnë të dalësh kampion, ne nuk na mungojnë cilësitë që kemi brenda grupit, ne thjesht duhet të motivojmë ekipin dhe të dimë ta menaxhojmë mirë.

Të them të drejtën 4-5 pesë ekipe janë shumë të forta, duke përfshirë veten tonë, Teutën, Kukësin, Partizanin e Skënderbeun. Edhe Laçi është shumë i fortë, pavarësisht se ne fituam, se ka në përbërje lojtarë të mirë. Mendoj se këto të 5 pak a shumë do të jenë këto që do të rivalizojnë e mendoj që deri javën e fundit do të jemi në garë të gjithë ekipet që përmenda më sipër”, tha Mema.

 

 

SHKARKO APP