Memushaj: De Biasi i paharrueshëm, Reja si një baba
Shpresat, ëndrrat e keqardhjet. Këto janë pak a shumë tri temat për të cilat ka folur Ledian Memushaj në një intervistë për “TuttoB.com”. Mesfushori i Kombëtares nuk la pa përmendur as dy trajnerët De Biasi dhe Reja.
A mendoni se ka akoma mundësi që sezoni të përfundojë?
Mund të bëhet, nëse ka vullnetin e të gjithëve … Do të ishte në interes të të gjithë sistemit. Sigurisht, protokolli i sigurisë duhet të rishikohet për ta bërë më të përshtatshëm.
Le të bëjmë një hap prapa. Më 8 mars, në Benevento, ju zbritet në fushë me maska…
Ishte e çuditshme. Ne ishim të vetëdijshëm se diçka do të ndodhte. Situata brenda ekipit ishte e paqartë … Trembëdhjetë lojtarë dhe madje edhe anëtarët e stafit ishin ndier keq. Nuk më dukej një grip i zakonshëm. Disa nga shokët e mi kishin simptoma të ngjashme me ato të virusit. Të gjithë ishim të shqetësuar sepse nuk dinim se çfarë kishim. Me zbritja në fushë me maska donim të dërgonim një sinjal…
Le ta ndryshojmë temën. Si ndiheni me Z. Legrottaglie?
Mirë. Ai është një person pozitiv. Kishim pak kohë për të punuar së bashku, por ka harmoni.
Në të kaluarën jeni drejtuar nga një trajner si Roberto De Zerbi, i cili tani është në rritje. Çfarë kujtimesh keni nga Benevento?
Në nivelin e rezultateve ishte një eksperiencë negative, sepse në fund të sezonit shkuam në Serie B. Nga ana tjetër, kam kujtime të mira për trajnerin. Ai është një teknik shumë i mirë dhe i përgatitur. Ai më mësoi shumë …
Le të qëndrojmë në temën e trajnerëve. Marrëdhënia juaj me Gianni De Biasin dhe Edy Rejan?
Ne kemi ndarë diçka të paharrueshme me De Biasin. Flas shpesh me të. Ne, që morëm pjesë në Kampionatin Europian 2016 jemi shumë të lidhur. Edhe me Reja-n patëm një rrugëtim fantastik. Një person i shkëlqyer, që vetëm mund ta duash. Ai është si babai.
Në vitin 2016 ju u ngjitët Serinë A me Pescarën. Midis shokëve tuaj të skuadrës ishte edhe një Lucas Torreira, atëherë shumë i ri. A keni menduar ndonjëherë se mund ta shihnit disa vjet më vonë tek Arsenali?
Atë vit skuadra jonë ishte e mbushur me lojtarë të fantastik: Lapadula, Verre, Caprari, Mitrita, Valoti, Mandragora … Vetë Donnarumma, i cili më pas u shit. Lojtarë që po bëjnë një karrierë fantastike. Torreira ishte thjesht një djalë i ri, por ai e dinte potencialin e tij. Pastaj, te Sampdoria ai lulëzoi, pasi gjeti Giampaolo, trajnerin e përsosur për të përmirësuar cilësitë e tij.
Ju deklaruat që ëndrra juaj është ta riktheni Pesxarën në Serinë A.
Po, përjetimi i atyre momenteve do të ishte fantastike. Unë po flisja për këtë vetëm disa ditë më parë me Fiorillon dhe Brunon. Do të dëshiroja të shijoja edhe një herë ndjenjën e gëzimin që të japin fushat e Serisë A.
Ndonjë keqardhje?
Vetëm një. Më është dashur të bëhem pjesë e profesionistëve shumë vonë për shkak të problemeve burokratike që pengonin federimin. Në fund të fundit, megjithatë, sezonet mes amatorëve gjithashtu më ndihmuan të rritem.