Memushaj i thotë “po” Barit, zbulohen detajet e transferimit në Seria B

Ledian Memmushaj i ka thënë “po” skuadrës së Barit. Mesfushori i kombëtares sonë do të transferohet në ditët në vijim në Seria B. Akordi është arritur prej javësh, teksa skuadra ku aktivizohet edhe Migjen Basha do të paguajë 500 mijë euro.

Memushj do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2020, ndërkohë që Benevento nuk heq dorë, pasi dëshiron ta ketë në skuadër një nga futbollistët që ka bërë paraqitje shumë të mira në dy fitoret e fundit që i kanë dhënë shpresë për të mbijetuar.

Klubi verdhekuq dëshiron që ta ketë në fushë për ndeshjen e së dielës ndaj një kundërshtari direk si Bolonja e Donadoni. Vetëm pas asaj ndeshje Benevento do ta lërë të lirë futbollistin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?