Memushaj: Nuk e meritonim humbjen, duhet t’i shfrytëzonim rastet

Kapiteni i kombëtares sonë ndaj Turqisë, Ledian Memushaj pas humbjes 1-0 është shprehur se ishte një disfatë e pamerituar.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe e dinim që do të ishte e vështirë. Duhet t’i shfrytëzonim mirë. E dinim që do të kishim raste dhe kishim. Pësuam një gol që nuk e meritonim. Mund të bënim më mirë pasi kishim mundësi, sidomos në minutat e fundit. Mund të merrnim barazimin.

Nuk mendoj se e meritonim të humbisnim, barazimi ishte rezultati më i saktë, patëm raste e duhej t’i shfrytëzonim por nuk e meritonim, mungonte të fusnim topin ën portë. Ndeshja ishte e rëndësishëm edhe për ne e ata, kishte pak tension, e kishim përgatitur mirë, edhe në fund patëm rast e për të shënuar, kur nuk e bën pastaj në fund e pësuam.

Besoj se kemi bërë ndeshje të mirë dhe marrim shumë gjëra pozitive. E dimë që është e vështirë do ta shohim ndeshjen tjetër”, tha Memushaj.

SHKARKO APP