Menemenspor bën sërish pazar te Laçi, ja cili është objektivi i radhës

Skuadra e ligës së parë turke Menemenspor vazhdon gjuetinë te skuadra e Laçit pasi rrëmbyen Gentian Selmanin dhe David Domgjonin. Objektivi i radhës është golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, Kyrian Nwabueze.

Sulmuesi nigerian me pasaportë amerikane ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e skuadrës kurbinasve dhe pas vetëm 1 sezoni në radhët e Laçit mund t’i japë lamtumirën ekipit bardhezi.

“Yenaisir” shkruan se stafi teknik e ka parë më vëmendje sulmuesin dhe drejtuesve u është përçuar një raport pozitiv. Mes të tjerash thuhet se Nwabueze e ka mirëpritur një ofertë të Menemenspor.

SHKARKO APP