Menemspor “e fiksuar” me shqiptarët, tani kërkon edhe mbrojtësin e Partizanit (VIDEO)

Skuadra turke e Menemespor gjithmonë e më shumë hedh vështrimin drejt kampionatit shqiptar. Pas Eraldo Çinarit, një tjetër futbollist i Partizanit, ka përfunduar në lupën e klubit turk ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Lajmi është bërë i publik nga portal “sonmuhur.com”, i cili zbulon se drejtuesit turk kanë hedhur grepin për mbrojtësin Eneo Bitri. Futbollisti beratas shikohet si një alternativë mjaft e mirë për të forcuar repartin e mbrojtjes.

23-vjeçari është aktivizuar në 19 ndeshje këtë sezon me klubin e kuq duke shënuar edhe dy gola, ndërkohë që shanset janë të mëdha që ai të transferohet në një kampionat më të fortë.

Kujtojmë që në listën e dëshirave të klubit turk, janë edhe 3 futbollistët e tjerë të Superiores, Ernest Muçi, Sherif Kallaku dhe Nwabueze. 2 të parët u konfirmuan edhe nga portieri Selmani në një intervistë të dhënë së fundmi.


SHKARKO APP