Mërgim Mavraj dëmtohet në stërvitje, stafi mjekësor premton rikuperimin e shpejtë
Dëmtohet mbrojtësi i kombëtares dhe i Këlnit Mërgim Mavraj, dhe mungoi në seancën e pasdites së djeshme në Durrës. Ai mori pjesë thjesht si spektator në këtë seancë stërvitore dhe përbën shqetësimin kryesor për trajnerin Gianni de Biasi në prag të ndeshjes eliminatore. 29 vjeçari ndjeu probleme në seancën e paradites, shqetësime që u dukën të papërfillshme në momentin e parë. Një përgjigje për gjendjen e Mavraj stafi mjekësor do ta japë në orët e ardhshme kur mbrojtësi t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar. Fillimisht, mësohet se ai mund të rikuperohet dhe do të jetë gati në miqësoren e së enjtes, dy ditë para ndeshjes me Armeninë. Ndërkohë i veçuar ka vijuar stërvitjen mbrojtësi i Tiranës, Debatik Curri, por ky i fundit nuk ka gjasa të jetë titullar. Kuqezinjtë prej ditës së hënë, vijojnë përgatitjet në Durrës, në pritje të ndeshjes së 29 marsit, që do të luhet në stadiumin “Arena Elbasan”.
KOHA JONË SONDAZH

