Mërgim Mavraj zyrtarisht “kuqezi” në Gjermani
Mërgim Mavraj është zyrtarisht futbollist i Ingolstadt në Bundesligën 2 gjermane.
Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit publikoi një foto në facebook për të njoftuar zyrtarizimin e kësaj lëvizjeje.
Mospërshtatja me skemat në Greqi e larguan Mavraj nga Superliga greke. Shqiptari është nënshkrimi i dytë i Jens Keller, i cili pak ditë më parë firmosi me Philipp Tschauner.
Ish-mbrojtësi i Hamburg dhe Koln është aktivizuar me 48 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 158 në Bundesligën e parë gjermane dhe 86 në të dytën.

KOHA JONË SONDAZH

