Merkato e Janarit/ Laçi dhe Bylisi për rekord, Kukësi dhe Partizani në “gjumë letargjik”
Merkato e janarit ashtu si në të gjithë kampionatet elitare të Evropës u mbyll ditën e djeshme. Skuadrat e kategorisë superiore u munduan të korrigjojnë disi organikat e tyre me motivin për të përballuar me sukses pjesën e dytë të sezonit.
Në total u regjistruan 106 transferime ku 47 lojtarë janë ofruar dhe 59 futbollistë janë larguar nga ekipet respektive. Dy skuadrat e kreut, Tirana dhe Kukësi janë ekipet që kanë lëvizur më pak në këtë merkato dimri. Kukësi, lideri i futbollit elitar në vendin tonë u mjaftua me afrimin e sulmuesit Koper.
Bardheblutë e kryeqytetit larguan Eni Imain dhe Dorian Kercikun për Morinien dhe Sidiben. Nuk ngelet pas as Partizani i cili ofroi në gjirin e skuadrës talentin Tedi Cara duke larguar Ekuban dhe Kardoso dhe Asani në repartin e sulmit.
Nëse flasim për një rekord lëvizjesh, është pa dyshim Laçi, me 9 lojtarë të afruar dhe 8 të larguar. Thuajse e njëjta gjë me Bylisin, që ka bërë nëntë përforcime. Nga ana tjetër, shumë largime kanë pasur Teuta me plot (8) futbolliste dhe Skënderbeu e Luftëtari me nga (nga 7) lojtarë të larguar.
Ndërkohë, rekordin për firo nga ekipet e superligës e ka pa dyshim Flamurtari me 10 lojtarë, disa prej të cilëve të “divorcuar” me klubin pa u mbyllur viti 2019 për shkak të problemeve financiare.