Merkato e Milanit, dy afrime dhe një largim
Merkato e Milanit është përqendruar te një qendërmbrojtës dhe një qendërmesfushor, i cili duhet të zëvendësojë Franck Kessie. Kampionët e Italisë kanë rinisur bisedimet me PSG-në në lidhje Abdou Diallo.
26-vjeçari i kombëtares së Senegalit luan në qendër të mbrojtjes, në krahun e majtë të saj, por bën edhe rolin e shkatërruesit. Milani po tenton ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Objektivi kryesor për momentin në mesfushë është Raphael Onyedika. 21-vjeçari nigerian luan me Midtjylland në Danimarkë dhe kartoni i tij kushton 7 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

