Merkel ndez “dritën jeshile”, ja kur do të fillojë Bundesliga
Bundesliga do të marrë dritën jeshile për rifillimin e kampionatit më 15 maj, teksa qeveria pritet që të miratojë protokollin striktë për sfidat. “Reuters” raporton se fakti që situata e koronavirusit është nën kontroll, mund të bëjë që Kancelarja Merkel të jap miratimin gjatë konferencës që pritet të mbajë të mërkurën.
Kryeministri pritet të jap dritën jeshile për rihapjen e dyqaneve më 11 maj, ndërkohë që ndeshjet do të luhet pa tifozë dhe në kushte të rrepta të distancimit social.
Klubet gjermane janë rikthyer në stërvitje që nga muaji i kaluar, duke nisur stërvitjet e plota në fillim të këtij muaji. Në Bundesligë janë për t’u luajtur edhe 9 ndeshje për mbylljen e sezonit. /R.Lika-Koha Jone/