Merr fund dilema, Interi dhe Flamengo bien dakord për brazilianin
Pasi dështoi të tregonte aftësitë e tij më të mira tek skuadra e Interit, Gabriel Barbosa është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me paraqitjet e tij.
Sulmuesi brazilian, i cili aktualisht luan i huazuar te Flamanego nga Interi, kërkohet nga disa skuadra prestigjoze në kampionatiet elitare të europës. “Gabigol” është një nga protagonistët kryesorë në sukseset e arritura nga skuadra, që më 23 nëntor do të përballet me River Plate në finalen e Copa Libertadores.
Zëvendëspresidenti i brazilianëve, Marcos Braz, gjatë një interviste deklaroi se futbollisti është prioriteti kryesor i klubit për projektet afatgjata, por vendimi për të ardhmen i takon lojtarit.Numri dy i klubit pohoi se tratativat me Interin, që zotëron kartonin e Gabigolit, janë drejt përfundimit dhe se të dyja palët janë në pritje të vendimit të 23-vjeçarit.