Merr fund ëndrra për Botëror, Turqia fiton minimalisht ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”

Ëndrra historike e Kombëtares së Kosovës për një kualifikim në Kupa e Botës 2026 u ndal në momentin më vendimtar. “Dardanët” u mposhtën 0-1 nga Kombëtarja e Turqisë në finalen e zhvilluar në Stadiumi Fadil Vokrri.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por rasti më i pastër ishte për vendasit. Në minutën e 29-të, Fisnik Asllani provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, por portieri Uğurcan Çakır devijoi topin, që më pas u përplas në traversë.

Fraksioni i dytë nisi me gol për Turqinë. Pas një aksioni të ndërtuar nga Kenan Yıldız, tentativa e Orkun Kökçü u shfrytëzua në maksimum nga Kerem Aktürkoğlu, i cili dërgoi topin në rrjetë. Pretendimet e Kosovës për pozicion jashtë loje nuk u morën parasysh nga arbitri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vazhdim, Kosova kërkoi me ngulm golin e barazimit, por pa sukses. Në fund, Turqia feston rikthimin në Botëror pas vitit 2002, ndërsa Kosova largohet me kokën lart pas një rrugëtimi për t’u vlerësuar në këto kualifikuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

KOSOVE-TURQI 0-1

GOOL 53’ Turqia kalon në avantazh me Akturkoglu pas një aksioni mjaft të mirë të Yildiz, që u finalizua nga sulmuesi. Asnjë shans reagimi për Muric

VIDEO E GOLIT

29′ Asllani provon me një gjuajtje spektakolare nga distanca, por portieri Çakir arrin ta ndalë dhe më pas topi përplset dhe në traversë. Në kthimin e topit Muriqi nuk arrin ta godasë saktë

24’ Mundësi e mirë për Kosovën me Fisnik Asllanin, por pasimi i tij ndalet nga portieri duke i paraprirë Muriqit.

16′ Vojvoda hedh një krosim drejt zonës, por topi ndalet nga portieri Çakir.

10’ Rast i rrezikshëm për Yildiz që i afrohet golin pas një gabimi të Hajrizit në qendër të mbrojtjes, për fatin e mirë topi u devijua dhe shkoi jashtë

1′ Starton ndeshja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?