Merr fund epoka e Messit dhe Ronaldos, ja formacioni që do dominojë futbollin në vitet në vijim (FOTO LAJM)
Epoka e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos duket se ka marrë fund. Të dy po kalojnë një sezon për t’u harruar teksa janë eliminuar nga Champions League.
Dy marsianët që kanë dominuar 15 vitet e fundit të historisë së futbollit, duke grumbulluar tituj individualë dhe ekiporë, po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre përkatëse, me Kupën e Botës në Katar që mund të përfaqësojë dhe përvojën e fundit të madhe.
Ndërkohë një gjeneratë e re fenomenesh po rritet, teksa disa prej tyre tashmja kanë treguar dhe vlerat e tyre në ekipet ku luajnë. Gazeta “Marca” ka publikuar 11-shen ideale, teksa në të janë lojtarë deri në 23 vjeç, të vendosur në formacionin 3-4-1-2, që mund të trembë këdo …
Gianluigi Donnarumma (Itali/Psg), 1999

Trent Alexander-Arnold (Angli/Liverpool), 1998

Ruben Dias (Portugali/Manchester City), 1997

Alphonso Davies (Kanada/Bayern Munich), 2000

Kylian Mbappé (Francë/Psg), 1998

Pedri (Spanjë/Barcelona), 2002

Foden (Angli/Manchester City), 2000

Vinicius Junior (Brazil/Real Madrid), 2000

Joao Felix (Portugali/Atletico Madrid), 1999

Erling Haaland (Norvegjia/Borussia Dortmund), 2000

Dusan Vlahovic (Serbi/Juventus), 2000

KOHA JONË SONDAZH

