Merr fund huazimi te Teuta, Kallaku rikthehet te Lokomotiva e Zagrebit

Sherif Kallaku largohet përfundimisht nga Teuta. Fantazisti ishte në huazim te kampionët në fuqi nga Lokomotiva e Zagrebit. 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin kroat, teksa në korrik u rikthye në Durrës.

Huazimi 6-mujor ka mbaruar dhe lojtari tashmë do të rikthehet në Zagreb, lajm që është konfirmuar edhe nga klubi bregdetar.

“Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelliu, falënderojmë futbollistin Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi. Pas 6 muajsh me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutes dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?