Merr fund pritja, De Biasi pranë drejtimit të ekipit të Seria A
6 humbje në 7 ndeshjet e para, kanë bërë që të lëkundet pozicioni i Eusebio Di Francesco në krye të skuadrës së Sampdorias. Kandidati më i mundshëm për ta zëvendësuar është Gianni De Biasi.
Sipas “Sky Sport” 63-vjeçari nga Treviso është emri më i mundshëm për të çuar një ekip si Sampdoria në pozicione më të qeta në klasifikim. Takimi i parë kokë më kokë ka rezultuar pozitiv, teksa në orët në vijim pritet një tjetër takim për të definuar edhe detajet.
Pas 6 viteve në krye të kombëtares së Shqipërisë, De Biasi nisi një aventurë e Alaves në vitin 2017, por që do të shkarkohej pas dy fitoreve dhe 6 humbjeve.