Merr fund saga? Granit Xhaka nuk do luajë për Milanin

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga skuadra e Leverkusen tek ”Rosonerët”. Xhaka nuk do të nënshkruajë për kuqezinjtë e qytetit të modës.

Edhe pse drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka pasur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, operacioni është konsideruar shumë i kushtueshëm.

Përveç kërkesave të larta për pagë nga ana e Xhakës, edhe tarifa e transferimit që kërkon Leverkusen është mjaft e lartë, një shifër që Milani nuk është i gatshëm ta përballojë në këtë fazë të merkatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin, gjithçka mbetet pezull dhe duket se Granit Xhaka do të vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen, të paktën për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?