Mertens bën gati “valixhet” nga Napoli, pritet të mungojë ndaj Interit
Dries Mertens shumë shpejt mund të largohet nga skuadra e Napolit për të filluar një aventurë të re. Belgu nuk kanë pranuar të rinovojnë kontratën dhe sipas gjasave do të largohet këtë muaj nga “San Paolo”.
Zërat për largimin e tij janë përforcuar shumë, madje duke dhënë edhe destinacionin e ardhshëm, që duket se do të jetë Interi. Këtë gjë e konfirmon mungesa e çuditshme e belgut në stërvitjen e fundit të ekipit të tij.
Napoli po zhvillon përgatitjet për ndeshjen që do të luajë nesër pikërisht ndaj Interit, por Mertens është kthyer në Belgjikë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, teksa duket se zikaltërit janë shumë pranë një goditje në fazën e sulmit.