Mes Milanit dhe një viti në Serie A, Ibra heq dorë nga ideja për të lënë futbollin
Milani është i bindur se situata e Ibrahimoviçit, që nuk është më i bindur për të lënë futbollin, është e gjitha për t’u riparë. Në fund të fundit, krerët e klubit nuk e kanë vënë kurrë në diskutim konfirmimin e Zllatanit, të paktën nën formë zyrtare. Sigurisht, dalja e rrëmujshme nga skena e Bobanit ka trazuar ujërat duke vënë në mënyrë indirekte në dyshim të ardhmen e Ibrës me fanellën kuqezi.
Në të vërtetë, Gordon Singer, Xhorxho Furlani dhe Ivan Gazidis kanë marrë pak kohë në pritje për të përcaktuar planet për sezonin e ardhshëm. Nuk është një mister që gialogu me Rangnik po ecën, ndonëse jo shpejt. Emri i Ibrahimoviçit nuk është ende një temë diskutimi mes palëve sepse nuk është marrë në shqyrtim asnjë lojtar. Në këtë situatë ka një rol të rëndësishëm edhe Mino Raiola, agjenti i tij historik. Duhet thënë se aspekti ekonomik nuk është më përcaktues dhe se Zllatanit, tashmë 38-vjeçar, i pëlqen që disa vendime t’ marrë vetë.
Ai ka vendosur që të luajë të paktën dhe një vit në nivele të larta. Në rast se drejtuesit e Milanit, trajneri që pritet të vijë dhe vetë suedezi nuk gjejnë akordin, Ibra do të qëndronte për një sezon në Serie A, teksa Bolonja do mbetej zgjidhja më natyrale duke parë këmbënguljen e madhe që bëri në janar për ta pasur sulmuesin gjigant në ekip.