Mesazhi i Guardiolës: Duhet të ndihmojmë shkencëtarët dhe mjekët!
Në situatën e vështirë që ka trazuar Europën dhe Botën për shkak të shpërthimit të koronavirusit, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.
Në një video të shpërndarë nga “qytetarët”, trajneri spanjoll është rreshtuar në krahë të shkencëtarëve dhe mjekëve që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të frontit me Covid-19.
“Na mungon futbolli, na mungon jeta që kishim vetëm pak ditë më parë. Tani është koha për të dëgjuar dhe mbështetur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët. Ju jeni familja ime dhe do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të kthehemi më të fortë dhe me disa kile më tepër. Qëndroni në shtëpi!”, tha Guardiola në mesazhin e tij.