Mesazhi prekës i Bobanit: Shpresoj të luaj futboll me Fadilin në botën tjetër

I pranishëm në homazhet e organizuara në nderim të Fadil Vokrrit ishte edhe një nga futbollistët më të mëdhenj kroatë, Zvonimir Boban. Fjalët e kroatit janë vërtetë prekëse për një futbollist dhe njeri të madh si Vokrri.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe. Normalisht që përcjell ngushëllimet edhe të presidentit të UEFA-s, Ceferin.  Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jemi takuar viteve të fundit me njëri-tjetrin, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?