Mesfushori dëshiron largimin, Partizani në kërkim të zëvendësuesit
Partizani vazhdon që të jetë një nga ekipet më aktive në merkato. Qoftë me largime apo afrime, “Demat” vazhdojnë që të bëjnë një merkato cilësore, ku nga shitjet kanë përfituar shumë.
Rreth dy milionë euro fitoi Partizani nga shitja e Skukës dhe Matondos, teksa po përgatitet për një tjetër shitje të madhe. Arinaldo Rrapaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Superkampionët, me qëllimin për të bërë hapin e madh të karrierës që në merkaton e janarit.
Por, Partizani nuk kërkon të humbasë kohë. Ende pa u kryer plotësisht, largimi i Rrapajt, “Demat” janë vënë në lëvizje në kërkim të një zëvendësuesi ideal. Nuk përjashtohet as mundësia e një blerje nga jashtë, por edhe ndonjë huazim i nivelit të lartë siç është rikthimi i Xhuliano Skukës.