Mesfushori i Atleticos i vendos emrin e stadiumit të Liverpoolit qenit të tij një muaj pas kualifikimit
Ylli i Atletico Madrid, Llorente, e ka shijuar së tepërmi kualifikimin e skuadrës së tij në Champions League ndaj Liverpoolit në fazën e 1/8-ve. Skuadra e Simeones befasoi kampionët e Europës duke fituar në shtëpinë e tyre në shifrat 3-2, teksa ndeshje kishte shkuar në kohën shtesë.
Llorente ishte një nga protagonistët duke shënuar dy gola shumë të bukur. 25-vjeçari për ta rikujtuar gjithmonë këtë mbrëmje, i ka vendosur qenit të tij emrin Anfield, që përkon me stadiumin ku u luajt sfidën e kthimit.
“Dita e 22-të e karantinës. Anfield duke parë si kalon jeta”, shkroi talenti në një postim në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/