Mesfushori i Fiorentinës del pozitiv me koronavirus para sfidës me Parmën
Ndaj Parmës Beppe Iacchini do të duhet të heqë dorë nga një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës së tij: José Maria Callejon. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Napolit doli pozitiv me Covid-19.
“ACF Fiorentina njofton se rezultoi një rast pozitiv në testeve parandaluese të zhvilluara për zbulimin e Covid-19. Bëhet fjalë për Josè Maria Callejon i cili është asimptomatik dhe ndodhet në izolim. E gjithë skuadra e Fiorentinës do të karantinohet dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore”, shkruhet në deklaratë.
Një problem më shumë për Iachinin, i cili mund të kishte ndryshuar rreshtimin nga i zakonshmi 3-5-2.
“Më vjen keq, sepse kemi punuar në javët e fundit për ta kthyer Callejonin në gjendjen më të mirë të mundshme. Gjatë javës ne kemi punuar për disa zgjidhje, me Callejon gjithmonë protagonist dhe ky lajm është një rrufe në qiell”, deklaroi trajneri i skuadrës vjollcë.