Mesfushori i Interit refuzon ofertën e City-it, bën gati rinovimin me zikaltrit

Manchester City ka dërguar një ofertë zyrtare tek Interi për Nicolo Barellan. “Gazzetta dello Sport” thekson se mesfushori italian u kërkua nga City në ditët e fundit të merkatos verore, por refuzoi kalimin nën urdhrat e Pep Guardiolës. 27-vjeçari është shumë i lidhur me zikaltrit dhe ndihet për mrekulli tek ekipi i Simone Inzaghit. Gjatë këtij edicioni numëron 2 gola dhe 5 asiste në Serie A.

Kontrata aktuale i skadon në vitin 2026, teksa klubi dhe lojtari janë të angazhuar në negociata për rinovimin edhe me tri vite të tjera, deri më 2029. Një angazhim, nga të dyja palët, për të vërtetuar dashurinë e Barella për Interin dhe anasjelltas.

Barella fiton rreth 6 milionë euro, ndërsa në marrëveshjen e re në diskutim do të arrijë në 7 milionë euro. Më të paguar se ai do të ishte vetëm Lautaro Martinez.

SHKARKO APP