Mesfushori i Kombëtares rinovon kontratën me Lecce-n

Mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha rinovoi deri në 30 Qershor të 2028 me Leçen. Një firmë pak ditë nga ditëlindja e 21 për të dhe besim nga klubi për atë që ka treguar në fushë.

“Lecce njofton se ka zgjatur kontratën me futbollistin Medon Berisha deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në njoftimin e klubit puliez.

Pasi spikati në akademinë e klubit, Berisha ka dy sezone që është pjesë e skuadrës së parë të Lecces. Mesfushori ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian.

Berisha ishte një nga lojtarët që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, duke u bërë futbollisti më i ri kuqezi që luan në finalet e një kampionati Europian.

 

SHKARKO APP