Mesfushori i Partizanit u shpall numri 1 i vitit 2023, Arinaldo Rrapaj: Konkurrenca e fortë, por vlerësimi i drejtë!

Arinaldo Rrapaj, edhe pse 22 vjeç, është lojtari më i spikatur jo vetëm i Partizanit, por edhe i futbollit në Shqipëri, për vitin që po mbyllet.

Ai u vlerësua si më i miri në 2023 nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky vit ka qenë padyshim i Partizanit, me titull e superkupë, ndonëse në Europë mund të bëhej më shumë.

“Partizani gjithmonë ka synime dhe objektiva të qarta që çdo vit të shpallet kampion. Këtë vit jam shumë i sigurt që kemi kualitetin dhe cilësitë në ekip për ta mbrojtur titullim kampion. Kemi forcën dhe besimin tek njëri-tjetrin për ta mbrojtur titullin kampion”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?