Mesfushori i Tiranës drejt transferimit në Turqi për 350 mijë euro
Jurgen Çelhaka, një nga lojtarët më të aktivizuar dhe më kyç të ekipit bardheblu është drejt largimit, pas shumë vitesh te Tirana, ku u bashkua që fëmijë dhe kaloi gjithë shkallët për të kapur më pas maksimumin e mundshëm.
Mesfushori e ka treguar gjithmonë se e kërkon largimin drejt një lige më të fortë dhe duket se dëshira e tij është drejt plotësimit. AL2, medie në pronësi të Andi Lilës, bën me dije se Çelhaka është shumë pranë shitjes së Superligën turke.
Sivaspor ka bërë një ofertë për të, duke i propozuar kontratë 4-vjeçare me 100 mijë euro në sezon dhe Tiranës 350 mijë euro për kartonin e talentit të mesfushës. Siç raportohet, marrëveshja është shumë pranë dhe konfirmimi mund të vijë shpejt.
Nga ana tjetër Çelhaka ka edhe oferta të tjera në tavolinë, ku bien në sy ata nga Serie B. Sivaspor është i njëjti ekip, që ka marrëveshje paraprake me Erald Çinarin, të cilit i përfundon kontrata me Partizanin në fund të sezonit.