Messi apo Ronaldo, Mourinho: Asnjëri prej tyre, më i miri i historisë është …

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, është padyshim debati më i ndezur i viteve të fundit. Jose Mourinho ndërkohë është i mendimit se asnjëri prej tyre nuk është më i miri i historisë.

Edhe pse i njeh shumë mirë vlerat e CR7-ës të cilin e ka stërvitur te Reali i Madridit dhe Lionel Messi që kanë qenë makthi i tij kur drejtonte Los Blancos, “Special One” ka zgjedhur Ronaldo fenomenin si futbollistin më të mirë në historinë e futbollit.

Në një intervistë Mourinho ka thurur elozhe për dy yjet aktualë Ronaldon dhe Messin që kanë bërë historinë në futboll në një dekadë e gjysmë pothuajse, por fjalët e mjaltit portugezi i ka për CR7-ën.

“Messi dhe Ronaldo kanë pasur një karrierë më të gjatë. Ata kanë qëndruar në majat e futbollit çdo ditë për plot 15 vite. Sidoqoftë, nëse flasim për talentin dhe aftësinë, askush nuk e tejkalon fenomenin. Kur ai ishte te Barcelona me Bobby Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë, që do të kishte qenë e pabesueshme”, shprehet Mourinho.

SHKARKO APP