Messi apo Ronaldo? Pochettino është në hall se kë të zgjedhë për të stërvitur
Mauricio Pochettino mund të quhet një trajner me shumë fat. Besojeni ose jo, por dilema e radhës për të është se kë do të stërvit në muajt në vijim, mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Thë Sun” raporton se ndeshja e radhës ndaj Manchester City-it, që do të luhet sonte në mbrëmje, mund të shërbejë si një mundësi e mirë për të nisur tratativat me “Djajtë e Kuq”. Strategu argjentinas prej kohësh ka shfaqur interesim për të drejtuar Manchester United, por skuadra angleze zgjodhi Solskjaer në vitin 2019 dhe kjo i prishi jo pak planet.
Marrëdhëniet shumë të mira me Sir Alex Ferguson mund të shërbejnë si një arsye më shumë për këtë lëvizje të re. Pochettino në fakt nuk është keq, pasi stërvit yje si Messi, Di Maria, Mbappe, Ramos, por mund të tundohet nga fakti që mund të stërvit një tjetër yll si Ronaldo. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

