Messi barazon Henry për numrin e penalltive të humbura në Champions

Lionel Messi, me gabimin nga 11 metra ndaj Real Madridit, ka barazuar një emër shumë të njohur në futbollin botëror, si Tierry Henry. Kampioni argjentinas, në fakt, në minutën e 62-të u hipnotizua nga Courtois, portieri i “Los Blancos”, i cili neutralizoi goditjen e penalltisë, duke u zhytur në të majtë dhe pritur topin.

Gabimi nga pika e bardhë për numrin 30 të parizienëve është i pesti në kompeticionin më të mirë kontinental të klubeve. Një rekord që e ndan me ish-bomberin francez.

Në të njëjtën kohë, argjentinasi ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon si lojtari që ka humbur më shumë penallti në historinë e Champions League (5). Messi në total ka goditur plotë 23-të penallti në Ligën e Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Renditja

Swiss Digital Mobile Reklama

1) Lionel Messi: 5 penallti të humbura

2) Thierry Henry: 5 penallti të humbura

3) Sergio Agüero: 4 penallti të humbura

4) Ruud van Nistelrooy: 4 penallti të humbura

5) Cristiano Ronaldo: 3 penallti të humbura

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?