Mëssi dëmtohet në stërvitje, nuk udhëton me ekipin në Amerikë

Stërvitja e parë në prag të sezonit të ri nuk ka shkuar aspak mirë për Leo Messin. Ylli argjentinas ka braktisur seancën për shkak të një shqetësimi në këmbën e djathtë, duke evidentuar një problem në muskul.

Klubi blaugrana ka komunikuar që numri 10 nuk do të shkojë në turneun e Amerikës, ndaj nuk do të luajë për sfidën e dyfishtë me Napolin.

Afrimi i Griezmann ndërkohë ka bërë që blaugranët të mos kenë shumë probleme në fazën e sulmit. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP