Messi dhe Mbappe lënë nam, PSG eliminohet nga Nice në Kupën e Francës (VIDEO)

Paris SG del nga gara për trofeun e Kupës së Francës, pasi është eliminuar mbrëmjen e sotme nga skuadra e Nice në fazën e 1/8-ve. Skuadra e Pochettinos nuk ia doli të shkonte më shumë se një barazim pa gola në 90 minutat e duelit.

Më pas do të vinte dhe ruleta e penalltive që do të fitohej 6-5 nga skuadra e Nice. Paredes dhe Simons gabuan te skuadra parisiene, duke i dhënë mundësinë rivalëve që të siguronin kualifikimin.

Ndeshje shumë e dobët për Messin dhe Mbappe, që nuk arritën që të linin shenjë, edhe pse përballë nuk ishte një kundërshtarë me emër. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?