Messi dhe Ronaldo jashtë çerekfinaleve të Championsit, nuk ndodhte prej 16 vitesh

Ishte sezoni 2004-2005 që një nga dy ikonat e 15 viteve të fundit të futbollit nuk arrinin së bashku të paktën deri në çerekfinalen e Champions League. Që nga atëherë dy super yjet kanë fituar 9 Champions League dhe 11 “Topa të Artë”. Messi dhe Ronaldo, 33 dhe 36 vjeç, mund t’ia lejojnë vetes një pushim pas shumë viteve në majën e futbollit. Pas shpinës së tyre kanë nisur që të shkëlqejnë dy super yje si Mbappe dhe Haaland.

Në kampionatet respektive ku luajnë CR7 dhe “Pleshti” vijojnë që të bëjnë ende diferencën. Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Seria A, ndërkohë që Messi ka marrë pjesë në 21 gola në të gjitha kompeticionet në vitin 2021 (15 gola dhe 6 asist).

Mbappe ndërkohë ka arritur shifrën e 25 golave në Champions League vetëm në moshën 22 vjeç e 80 ditë, duke thyer rekordin e Messit me 22 vjeç e 286 ditë. Haaland në krah tjetër është bërë lojtari më i shpejt që shënon 20 gola në Champions. Messit i janë dashur 4 ndeshje për ta arritur këtë shifër, Ronaldos 56. Norvegjezi e ka bërë vetëm për 14 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP