Messi do të paguajë një gjobë të majme nëse nuk paraqitet sot te Barcelona
Historia e përplasjeve mes Leo Messit dhe Barcelonës vazhdon të zërë vëmendjen kryesore të shtypit evropian. Argjentinasi nuk u paraqit dje për të kryer tamponët e nevojshëm para fillimit të stërvitjes.
Interes të madh ka për atë që mund të ndodhë sot, teksa priten zhvillime të reja. Gazeta spanjolle ”SPORT” ka zbuluar se nëse “Pleshti” nuk paraqitet as sot do të marrë një gjobë të majme.
Sipas marrëveshjeve, gjoba mund të shkojë deri në 10 ditë pa pagesë dhe një maksimum prej 7 për qind të pagës mujore; me pak fjalë, me pak fjalë nëse bëjmë llogari të thjeshta mund të shkojë deri në 1 milion euro. /R.Lika-Koha Jone/