Messi e Pique në kazino para ndeshjes, Enrique refuzon t’i dënojë (Foto)
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique refuzon të dënojë veprimet e Lionel Messi e Gerard Pique për faktin se kaluan orë të tëra në Kasino, një natë më parë, në vigjilje të ndeshjes së Champions League, ndaj Mancheste Sity. Dyshja e Barcelonës është fotografuar edhe nën shoqërinë e lojtarit të Chelsea, Cesc Fabregas, në një kazino të Barcelonës, para së ekipi të fluturonte drejt Manchester, për përballjen e rëndësishme të Champions League ndaj kampionëve anglezë. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pavarësisht edhe humbjes 1-0 me Malaga, në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll, u përgjigj: – “Pyesni çfarë thonë lojtarët?” mbi vizitën e tyre në kazino. – “Kjo i përket jetës së tyre private. Unë jam i fokusuar në paraqitjen e tyre në fushë, por jo për atë që ndodh jashtë saj. Kjo është pjesë e mjedisit të klubit. Njerëzit më njohin kur kam luajtur për këtë klub dhe duhen gjëra të tjera për t’u dekoruar. Dua të përqendrohem vetëm në gjërat që kanë lidhje me futbollin dhe secili duhet të fokusohet tek strategjia e tij mbi futbollin.” Pique u mbrojt për faktin që shkoi në kazino duke thënë e “është jeta ime private.” Ne kaluam një mbrëmje të këndshme atje.” Barcelona pas humbjes 1-0 me Malaga, është katër pikë pas Realit në krye të kampionatit spanjoll dhe synon një rezultat sa më pozitiv ndaj Mancjhester Sity në ndeshjen e parë për një vend të çerekfinale të Champions, që të kualifikohet më tej
KOHA JONË SONDAZH

